Haxhinasto takim me vëzhguesit e ODIHR-it
Misioni i vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet e 8 Majit do të takohet sot me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto. Takimi do të zhvillohet në përfundim të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.
Nën kryesimin e drejtorit Jonathan Stonestreet, përfaqësia e vëzhguesve edhe pse ka përfunduar vëzhgimin e zgjedhjeve vendore do të qëndrojë në Shqipëri deri në datën 24 maj ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit.
Grupi i parë i vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR-it u vendosën në Shqipëri në datën 27 mars të 2011 dhe ishte programuar të zgjaste deri të martën e javës së ardhshme.