E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Duhet unitet për axhendën europiane, nuk komentoj Wikileaks

TIRANE- Ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu përsëriti qëndrimin se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se “është e nevojshme uniteti mes faktorëve politikë në mënyrë që të plotësohet të 12 rekomandimeve të Komisionit Europian”

Ambasadori Arvizu nuk pranoi të japë asnjë koment në lidhje me publikimet nga Wikileaks të kabllogrameve për Shqipërinë. Ky është qëndrimi i SHBA për Wikileaks. “Nuk komentojmë asgjë që përfshin Wikileaks. Është dëmtuese dhe ne nuk e komentojmë”—deklaroi ambasdori Aleksandër Arvizu, menjëherë pas takimit me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto. Takimi u zhvillua sot paradite në ambientet e kësaj ministrie.

Nga ana e tij Haxhinasto tha se është i domosdoshëm hartimi i një pakti kombëtar për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Një pikë tjetër e bisedimeve me ambasadorin Arvizu ishte dhe plotësimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›