E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet i vdekur në pusin e naftës

FIER-  Trupi i pajetë e një 60 vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në një nga puset e naftës në zonën e Marinzës të administruara nga kompania naftënxjerrëse Bankers Petrolium. Burime nga policia bëjnë të ditur se kufoma është gjetur nga punëtorët e naftës rreth orës 08:45 minuta të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, viktima është Nikoll Mata, banues i fshatit Marinëz. Kishin qenë vëllezërit e këtij të fundit që kanë arritur të bëjnë identifikimin e trupit. Sipas familjarëve 60 vjeçari ka qenë duke u kthyer për në fshat ditën e djeshme kur ka ngecur aksidentalisht në pusin e naftës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›