Viktor Gushi kerkon ti shpetoje denimit maksimal
Ju këkoj falje publike familjarëve të viktimave që kam shkaktuar, ju kerkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar atyre me pa të drejtë. Jam penduar thellë jo vetëm gjatë periudhës që kam qenë në burg por që nga momenti që jam arrestuar. Këto kanë qenë fjalët në letrën që Viktor gushi i ka drejtuar gjykatës ndërsa të pranishëm në sallën gjyqësore kanë qenë familjarët e argjendarit Rrapo Sinanaj i vrarë nga 45 vjeçari gjatë një grabitjeje. Supergrabitësi i bankave dhe argjendarive pranon fajin për krimet e bëra para gjykatës ndërsa shpjegon se problemet e tij familjare kishin ndikuar në keqformimin e tij si njeri. 45 vjeçari përmes avokatës së tij por edhe ai vetë ndërsa i ka kërkuar gjykatës gjykim të shkurtuar teksa ka argumentuar para trupit gjykues se ai kishte bashkëpunuar me organin e akuzës madje kishte ndihmuar edhe në zbardhjen e disa ngjarjeve të tjera të pa zbuluara më parë. Nga ana tjetër prokurorja Lindita Ziguri i ka kërkuar trupit gjykues të kryesuar nga Altin Abdiu që ta rrëzojë këtë kërkesë dhe të bëhej një gjykim i zakonshëm dhe të krijonte bindjen për fajsinë e tij. Viktor gushi akuzohet për vjedhje me pasojë vdekjen “ 2 herë,” vjedhje me armë” 8 herë, “vjedhje me armë” e mbetur në tentativë 5 herë, “plagosje e rëndë me dashje” 3 herë dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake vepra për të cilat rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Nëse gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për 45-vjeçarin atëherë supërgrabitësi do të shpëtontë nga dënimi maksimal dhe do të përfitontë uljen e 1/3 së dënimit. Nisur nga ky fakt prokurorja Ziguri ka kërkuar që Viktor gushit autor I vrasjes së arkëtares Leonora kaloçi dhe argjendarit rrapo Sinanaj të mos përfitojë nga gjykimi I shkurtuar por ti bëhet një gjykim I zakonshëm. Gushi ishte kthyer në makthin e filialev të bankave, argjendarive dhe të dyqaneve të shkëmbimit valuator ndërsa u zbulua si autor u vjedhjeve nga një kamer sigurie.