Arvizu Gjykatesit e Kolegjit te vendosin pa asnje nderhyrje
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Alexander Arvizu ka folur serish per zgjedhjet duke perqendruar mesazhin e tij te mosnderhyrja e politikes me deklarata dhe presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. Duke folur per gazetaret pas nje ceremonie te zhvilluar ne shkollen Willson ambasadori i SHBA-se ne Tirane theksoi se vendimet me kritike jane ato qe kane te bejne me aktet normative te KQZ-se. Ne deklaraten e djeshme ambasadori Arvizu eshte prononcuar edhe per arrestimin e Ratko Mlladicit per te cilin theksoi se mendoj se te gjithe u inkurajuam dje nga arrestimi ne Serbi i Ratko Mladic. Kurdo qe nje i dyshuar per krime lufte arrestohet eshte dicka qe mirepritet nga njerezit kudo por duke marre parasysh faktin qe keto krime lufte per te cilat akuzohet jane ne nje vend jo larg prej ketej ky arrestim merr nje kuptim te shtuar. Pra ky eshte nje zhvillim shume pozitiv.
Ambasador duhet te kthehemi te situata politike ne Shqiperi. Dje Kolegji Zgjedhor vendosi te pushoje aktpadine e PS-se per KZAZ-ne e njesise 5. fare mendoni per kete vendim dhe qendrimin e Partise Socialiste qe e konsideron te papranueshem kete vendim
Procesi zgjedhor ka hyre ne ate qe quhet faza e kontestimit ligjor. Dhe mesa kuptoj vendimet me kritike jane ato te ashtuquajtura vendime normative. Dhe kjo eshte planifikuar te shqyrtohet sot nga Kolegji Zgjedhor dhe mund te zgjase disa dite. Kjo nevojitet te vendoset te faza ligjore ashtu si mendoj Shtetet e Bashkuara Bashkimi Europian dhe te tjere e kane bere te qarte dhe ne e themi kete si miq te Shqiperise. Ka dy gjera themelore qe nevojiten te theksohen. Njera eshte se eshte shume e rendesishme qe gjykatesit e Kolegjit Zgjedhor te mund te marrin vendime mbi keto ceshtje bazuar ne vete ato pa asnje lloj nderhyrjeje apo ndikimi nga asnje pale. Dhe pika e dyte eshte qe sapo kjo te behet dhe vendimi te jepet eshte shume e rendesishme qe te gjitha palet te pranojne perfundimin sepse kjo eshte pjese e procesit ligjor demokratik.
Megjithate Partia Socialiste ka thene se nuk do te njohe vendimin e Kolegjit Zgjedhor qe hedh poshte ankesat e saj duke mbeshtetur vendimin e KQZ-se per te deklaruar z. Basha si fitues te zgjedhjeve. fare mendoni per kete qendrim te z. Rama
Mendoj se pozicioni yne eshte shume i qarte dhe sapo e shpjegova kete. Mendoj se kjo eshte dicka qe ne ne Shtetet e Bashkuara po e shohim me shume interes.