E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ nis shperndarjen e mandateve per keshillat. Deri dje miratohet vetem Kukesi

Zgjedhjet Ka vazhduar edhe diten e djeshme diskutimi i kerkesave te shumta ankimore te ardhura per shume komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur nga dje shperndarjen e mandateve per keshillat bashkiake dhe komunale te dala nga zgjedhjet e pushtetit vendor te 8 majit. Si akt i pare ne kete drejtim ka sherbyer ndarja e mandateve per Keshillin e bashkise Kukes per te cilen perllogaritjet e bera kane perfunduar dhe mandej i jane vene ne dispozicion anetareve per ta miratuar. Ne fakt procesi ka kaluar pa debate dhe eshte miratuar me ane te vendimit nr. 729 ne te cilin pasqyrohet ndarja e votave ne proporcional per Keshillin e Bashkise se Kukesit. Vendimi sqaron bazen ligjore te perdorur dhe praktiken e aplikuar e cila merr ne konsiderate vetem ato parti qe marrin me shume se 3 te votave dhe ato koalicione qe marrin me shume se 5 te votave per keshillat. Konkretisht sipas perllogaritjes se bere ne Keshillin e Bashkise se Kukesit Aleanca per Qytetarin do te perfaqesohet me 15 keshilltare Aleanca per te Ardhmen me 8 keshilltare ndersa dy vende te tjera do te mbahen nga kandidate te pavarur. Sikunder nenvizohet ne vendimin ne fjale numri i vendeve per keshillin ne bashkine ne fjale eshte percaktuar nga prefekti i Kukesit i cili i ka bere me dije KQZ-se kete gje permes nje shkrese zyrtare. Ky eshte akti i pare qe KQZ-ja merr per kete ceshtje ne te gjithe vendin qe kushtezohet sidomos nga venia ne levizje e kerkesave ankimore te subjekteve zgjedhore te interesuara. Aktualisht sipas informacioneve nga institucioni i drejtuar nga Arben Ristani eshte gati shperndarja e mandateve per keshillat e 4 komunave ne qarkun Kukes dhe per nje komune ne Tirane. Zberthimi i formules brenda koalicionit ka cuar ne perfitimin prej Partise Socialiste te 2 mandateve ndersa per Partine Demokratike 4 te tilla.

Nderkohe po dje KQZ-ja ka vijuar me shqyrtimin e kerkesave ankimore te ardhura ne adrese te saj mes te cilave ajo ka marre ne trajtim edhe ate te komunes Finiq te qarkut te Vlores per te cilen eshte bere edhe nje keqyrje e kutise se materialeve zgjedhore.

Ne kete kuader sot pritet qe procesi ankimor te marre nje tjeter rendesi pasi sic edhe u vendos nga shorti i djeshem komisioni aktualisht eshte vene ne dijeni te disa kerkesave qe kundershtojne vendimin e tij nr. 711 per miratimin e tabeles permbledhese te rezultateve per Bashkine e Tiranes. Partia Socialiste por edhe ajo Demokratike se bashku me dy subjekte te te tjera jane pale te interesuara ne kete drejtim pretendimet e te cilave do te relatohen sot per te gjykuar mandej marrjen ne shqyrtim regjistrimin e tyre apo edhe rrezimin.

Ne kuptim te vendimmarrjes konkrete si akt i rendesishem qe do te trajtohet sot pritet marrja ne konsiderate e kerkeses se Partise Demokratike per kundershtimin e vendimit per shpalljen e kandidatit fitues ne komunen Otllak ne Berat ku ka nje rivalitet shume te forte dhe te artikuluar edhe mediatikisht nga deputete te njohur te PS-se.

Nderkohe procesi i shqyrtimit te kerkesave ankimore mbetet ende i hapur dhe mjaft i ngjeshur perderisa aktualisht pervec ceshtjeve te vena ne udhe sipas rendit kalendarik mbeten per tu marre ne trajtim edhe 26 ceshtje te tjera qe jane te shtyra disa prej te cilave kane mbetur pezull qe prej dates 23 maj. Bie ne sy se edhe parti kryesore ne skenen politike te vendit dhe dominuese ne procesin e administrimit zgjedhor si PS PD dhe Levizja Socialiste per Integrim jane pale kerkuese edhe per pavlefshmeri zgjedhjesh duke nenvizuar keshtu problemet serioze qe ka pasur procesi zgjedhor i 8 majit. Nga 26 ceshtje qe ende mbeten per tu shqyrtuar ne 20 prej tyre subjektet ne fjale perfshire edhe nje tjeter Levizjen per Zhvillim Kombetar kerkojne shpallje pavlefshmerie ne disa qendra votimi ne komuna te ndryshme te vendit perfshi bashki te dyta si Belsh dhe Rreshen duke synuar keshtu nje permbysje rezultati permes konsiderimit te atyre qe quhen vota me ndikim per shkak te diferences se vogel mes kandidateve kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›