E Diel, 1 Nëntor 2026

Meidani KQZ ka kaluar kapacitetet e tij ligjore

Elbasan Ish-presidenti Sulmet ndaj Topit dhe Kryeprokurores te gabuara

Gjate nje vizite ne qytetin e Elbasanit ish-presidenti i Republikes Rexhep Meidani eshte shprehur me tone te ashpra ndaj situates politike ne vend. Ne lidhje me situaten politike ne vend Meidani eshte shprehur se eshte nje situate relativisht kritike per proceset politike demokratike shqiptare por duhet te presim edhe vendimin nga Kolegji Zgjedhor. Sipas gjykimit tim mbeshtetur edhe ne Kodin Zgjedhor ka disa rregullime te domosdoshme qe duhet te kishin ndodhur ne kete kod. Kam pershtypjen se nga pikepamja ligjore ishte nje gabim i Komisionit Zgjedhor ne menyre te vecante nje vendimmarrje me kater vota pa nje pjesemarrje politike te perfaqesimit te tre anetareve te tjere te KQZ. Ne vendimmarrje te tilla kerkohet konsensus per te mos ngarkuar politiken shqiptare perkundrazi per te mbeshtetur politiken ne zhvillimin institucional te vendit ka theksuar Meidani. Sipas tij KQZ me qendrimin qe mbajti e ngarkoi me teper politiken dhe ky institucion i tejkaloi kapacitetet e veta ligjore aktuale duke shpresuar qe komisioni do ta ndjeje kete trysni per te korrigjuar gabimet qe ka bere deri tani. Per sa i perket kontestimit te zgjedhjeve Meidani deklaroi se eshte nje pjese e nje trysnie politike por te mos harrohet se origjina e kesaj trysnie vjen nga mosbesimi mes forcave politike. Sipas ish- presidentit ne qofte se forcat politike nuk do te kene besim ndaj njera-tjetres atehere do te krijojne gjithmone situatat te tilla qe jane shqetesuese per qytetarin i cili voton me orientimin e tij ne menyre te drejte nderkohe qe politika nuk beson ne votat e qytetarit. Ne lidhje me numerimin e votes se qytetarit ai eshte shprehur se vota e qytetarit duhet numeruar por qe te lidhet gjithmone me baze ligjore nga e cila percaktohet votimi dhe vota e qytetarit. Meidani theksoi me tej se ne qofte se gabohet nga politika duhet qe te behet rregullimi ligjor i te gjithe bazes ligjore ndryshe ne krijojme situata anarkike ne procese te ndryshme institucionale politike sociale ekonomike. Gjithmone na duhet nje baze ligjore dhe ne planin zgjedhor natyrisht duhet nje baze. Te mos harrojme se nje qeverisje e mire lidhet padyshim me respektimin e nje baze ligjore. Kete duhet te kete parasysh politika dhe kete duhet ta realizoje me mirebesim vijoi Meidani.

Ish-presidenti i Republikes ka kritikuar edhe gjuhen e ashper qe kane perdorur forcat politike ndaj Presidentit dhe Prokurores se Pergjithshme. Une jam kunder nje gjuhe te tille ndaj Presidentit duke e cilesuar nje gjuhe te padrejte arrogante e fyese sic eshte Presidenti dhe Prokuroja e Pergjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›