Arvizu-Holtkemper Shpresojme te hiqet imuniteti me 6 gusht

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka përshëndetur nga Gjirokastra kompromisin e arritur për kodin zgjedhor. Ai e ka cilësyar shumë të rëndësishme marrëveshjen e arritur mes palëve, ndërsa është shprehur se më shumë rëndësi ka heqja e imunitetit. Sipas tij votimi më 6 gusht në parlament për heqjen e imunitetit është jetik. “Presim që në 6 gusht të kalojë gjithçka”- deklaori Arvizu, ndërsa shprehu mbështettjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në të njejtën linjë edhe ambasadorja gjermane Karola Muller Holtkemper ka deklaruar nga Dardha e Korçës për kompromisin e arritur për reformën zgjedhore. Ajo është shprehur e kënaqur për kompromisibn e arritur, lidhur me reformimin e kodit zgjedhor, edhe pse ndodhi në limitet kohore.
Sipas ambasadores gjermane Shqipëria është në rrugën e duhur, por janë 12 rekomandime për t’u plotësuar dhe ka ende punë për t’u bërë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Holtkemper e cilësoi heqjen e imunitetit një arrije të madhe, nëse miratohet më 6 gusht në Parlament