Miqësia mes dy popujve, Topi nis vizitën në Itali

Presidenti Bamir Topi
Presidenti, Bamir Topi eshte nisur sot drejt Italisë, me ftesë të Kryebashkiakut të Çelino San Markos, Françesko Kashione, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore: Itali Shqipëri: miqësia mes dy popujve.
Lajmin e ka bere me dije presidenca permes nje deklarate per mediat. Sipas saj, mesohet se në këtë veprimtari kulturore, që do të zhvillohet në Komunën e Çelino San Markos të Provincës së Brindizit, në rajonin e Puljas, Kryetari i Shtetit shqiptar është i ftuar i nderit në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe atij italian me lidhje miqësore historike e tradicionale.
Gjatë kësaj vizite pune, Presidenti Topi pritet të zhvillojë edhe disa takime zyrtare me autoritetet e larta vendore të rajonit të Puljas në Brindizi dhe në Leçe.