E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria kundershton akuzat e OKB

Siria ka hedhur poshtë akuzat e OKB-së që ka përdorur armë të rënda në sulmin në fshatin Tremseh një ditë më parë. Siria ka akuzuar të dërguarin special të OKB-së dhe Ligës Arabe Kofi Anan për deklarata të nxituara duke shtuar se kanë qenë trupa ushtarake me armë të vogla që kanë marrë pjesë në operacionin e një dite më parë. Siria thotë se ajo që ndodhi atje ishte një përplasje me armë dhe jo një masakër, dhe numri I viktimave arrin në 37, ndërkohë që aktivistët numërojnë mbi 200 të vdekur. Nga ana tjetër vëzhguesit e OKB-së janë kthyer në fshatin Tremseh për të vazhduar hetimet. Ministria e brendshme siriane me anë të zëdhënësit të saj ka deklaruar se bëhej fjalë për një reagim normal të forcave ushtarake kundrejt grupeve të armatosura rëndë dhe që nuk duan një zgjidhje politike dhe jo një masakër. Gjithsesi vëzhguesit kanë konfirmuar se janë përdorur armë të rënda dhe kjo përbën shkelje të marrëveshjes ndërmjet Kofi Anan dhe autoriteteve siriane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›