E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki-mun: Shqetësim për raportet Kosovë-Serbi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun ka deklaruar se në udhëtimin e tij në Kosovë dhe Serbi nga liderët e tyre do të kërkoje bashkëpunim të plotë dhe se ishte i shqetësuar për gjendjen e raporteve ndërmjet tyre.

Për një kohë isha i shqetësuar nga gjendja e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dështimin e tyre për pajtim, tha Ban Ki-mun, në një intervistë me mediat e Beogradit, të publikuar të dielën.

Ban Ki-mun, ka theksuar se të dy palët duhet të bashkëpunojnë plotësisht në interesin e prosperitetit të tyre dhe sigurisë në rajon dhe shtoi se kjo është ajo për të cilën do të bisedoj me liderët e Serbisë dhe Kosovës.

Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të Serbisë kanë shprehur mospajtime për vizitën e sekretarit të përgjithshëm në Kosovë.

Presidenti Tomisllav Nikolic tha se vizita e tij në Prishtinë ka probleme.

Kryeministri i nominuar, Ivica Daçic, tha se është obligim i tij si sekretar i përgjithshëm i OKB-së ta respektoj statusin e Kosovës brenda Kombeve të Bashkuara, që do të thotë se Kosova nuk është në OKB si shtet i pavarur.

Por, Ban Ki-mun, ka theksuar se vizita e tij ka të bëjë me faktin se në Kosovë ekziston misioni i OKB-së.

Detyra dhe përgjegjësia ime është që të takohem me njerëzit atje, tha Ban Ki-mun.

Gjatë turneut në Ballkan, të cilin e fillon këtë javë, ai do ta vizitoj Slloveninë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën, raporton AFP.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›