E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, konferencë për standardet etike

Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me prezencën e OSBE dhe Ambasadën gjermane do të nisë sot një konferencë dy ditore me temë: “Standarde të Etikës dhe Kodeve Parlamentare”.
 

Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, në sallën “Pjetër Arbnori” dhe të pranishëm do të jenë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth, Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper, përfaqësues dhe ekspertë të OSBE/ODIHR, deputetë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme etj.
 

Në ditën e parë të punimeve të Konferencës do të mbajë një fjalë përshëndetëse Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth, Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›