Asma Assad shpenzon 300 mije euro ne Londer
Ndërsa Siria është e përfshirë në një luftë civile, që po provokon me mijëra të vdekur bashkëshortja e presidentit të vendit Bashar Al Asad ka gjetur kohën për të blerë mobilje të stilit ottoman në Londër, në vlerën e 300 mijë eurove. Lajmi është publikuar nga britranikja «Meil on Sandej», që ka publikuar dhe listën e mobileve, divanë, tapete, dhe mbajtëse qirinjsh të gjitha në stilin ottoman, të blerë në një nga dyqanet më luksoze të Çelsit. Asma Assad i ka blerë për të mobiluar shtëpinë e saj verore në periferi të Damaskut. Gazeta britanike ka shoqëruar fotografitë e mobiljeve të blera me ato të të vrarëve në vend, gjithashtu ka krahasuar çmimet e secilës orendi me numrin e viktimave duke analizuar se ky është një indiferentizëm i hidhur i Zonjës së Parë së Sirisë, që pak kohë më parë revista e njohur e modës Vog e kishte përshkruar si një trëndafil në shkretëtirë. Ndërkohë që gjatë ditës janë shënuar 9 viktima të reja në Siri, pavarësisht paralajmërimeve kundrejt regjimit të Assad nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.