Arvizu Jemi te shqetesuar per banoret e bllokuar
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara Aleksander Arvizu eshte takuar me avokatin Igli Totozani ne seline e Avokatit te Popullit. Duke vleresuar emerimin e Igli Totozanit me shumice votash si dhe rolin e rendesishem te ketij posti per shoqerine Arvizu ne konferencen per shtyp ka zgjedhur te ndalet pikesepari ne situaten e krijuar ne Veri Verilindje dhe Jug te vendit.
Deshiroj te theksoj shqetesimin e Shteteve te Bashkuara per personat te cilet jane te bllokuar. Sigurisht jemi te shqetesuar per situaten e tyre per mireqenien e tyre dhe shpresoj qe te gjithe ne kete vend te mund tu qendrojne prane me ndihmen qe mund te japin duke iu bashkangjitur qeverise per tu ardhur ne ndihme ketyre personave. Per sa i perket Avokatit te Popullit pritjet jane shume te larta. Zyra e Avokatit te Popullit ka nje rol te rendesishem kushtetues ne kete vend dhe eshte e rendesishme te lejohet te kryeje punen e saj ne menyre te pavarur pa ndikime politike te asnjeres pale. Dhe dua ti them zotit Totozani se ne do te angazhohemi qe per sa kohe ai te jete ne kete pozicion te japim ndihmen tone qe ai te mund te punoje ne menyre te pavarur dhe pa nderhyrje politike tha Arvizu. Totozani nga ana tij ka deklaruar se institucioni i Avokatit te Popullit do te jete zeri i qytetareve. Nderkohe qe beri apel per ndihme per banoret ne zonat e bllokuara nga debora.