Deputetet Malaj dhe Noka batuta per ujkun e Kukesit
Deputeteve nuk u mungon humori edhe ne raste te emergjences civile ku pothuajse i gjithe Veriu eshte i bllokuar nga bora dhe shume banoreve u mungon ushqimi. Protagoniste kesaj radhe ishin deputeti demokrat i Qarkut te Kukesit Flamur Noka dhe socialisti Arben Malaj i deleguar se fundmi nga kryesia e partise per zgjedhjet ne kete qark. Batutat nisi ti shkembente i pari Noka duke i kerkuar llogari Malajt ku je pse nuk vjen ne zonen e Kukesit. Pergjigja e deputetit socialist ishte e menjehershme do vij pasi te kesh vrare ujkun. Kaq mjaftoi qe ne komision te shkaktoheshin ilaritete deri sa deputetet nisen te imitonin shenjen e gjahtarit duke ju drejtuar njeri-tjetrit. Kater ditet e fundit ne rrethinat e qytetit te Kukesit jane pare ujqer ne drejtime te ndryshme por deri tani nuk raportohet per te lenduar. Sa i takon qellimit te mbledhjes komisioni diskutoi mbi dy projektligjet sa i takon statusit te te verbrit dhe ndihmes sociale. Ministria e Punes ka kryer nje hetim ne 6 qarqe te vendit ku rezulton se nga 4 mije persona qe kane statusin qe u mundeson lehtesira ekonomike perfitues jane pothuajse 10 mije pra me shume se 200 per qind. Kjo fryrje e numrit i ka shkaktuar buxhetit te shtetit humbje kolosale pasi paguhen pa te drejte jo vetem ndihma por edhe faturat e dritave telefonit dhe transportit urban. Numri i larte i perfituesve abuzive nga rimbursimet qe rrjedhin nga statusi per te verbrit dhe invalidet ka detyruar Ministrine e Punes te ndermarre ndryshime ligjore qe i mundesojne qeverise qe te miratoje disa vendime me qellim uljen e numrit te kesaj kategorie perfituesish.