E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kryeministri u kreh në televizor, Shqipëria digjet nën dëborë

Një valë akuzash dhe kundër akuzash janë shfaqja e radhës e ofruar nga kryeministri Sali Berisha dhe kryesocialisti Edi Rama.

Ndërsa në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, Berisha e akuzoi kreun opozitar se po shfrytëzon situatën për të përfituar politikisht, një tjetër kundërpërgjigje ka mbërritur në Twitter.

Përsëri kreu opozitar ka zgjedhur rrjetin social Twitter, duke cituar se Shqipëria digjet nën dëborë ndërsa është braktisur nga shteti i tij. KM u kreh persëri në televizor duke sharë opoziten, teksa Shqipëria vazhdon digjet nën deborë e braktisur nga shteti i shthurrur prej tij!

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kryesocialisti akuzon maxhorancën, duke mos përmëndur asnjë plan masash. “Asnjë transparencë, asnjë informacion, asnjë plan për krizën, vetëm blozë dëshpërimi mbi opozitën për të mbuluar dëborën që mban peng vendin. Duhet një plan që ne e kemi, duhet një vullnet për bashkëpunim që ne e kemi, por duhet dhe një qeveri normale që vendi nuk e ka! Do bëjmë tonën.

Në lidhje me këtë situatë, Rama shton më tej se ende në Shqipëri mijëra familje janë në mëshirë të fatit. Për të, Partia Socialiste ka një plan konkret për këtë situatë.

Për KM kështu është gjithë Europa, po në fakt askund si në Shqipëri nuk vuajnë me dhjetra familje të braktisura në mëshirën e fatit. PS ka informacion nga çdo zonë, ka njërëzit në ndihmë të çdo zone, ka plan konkret për krizën që thellohet teksa KM jeton në arrati logjike, përfundon reagimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›