E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetehelmohet me fotoksine 15-vjecarja mister shkaqet

Nje vajze 15-vjecare i ka dhene fund jetes duke u vetehelmuar me fotoksine ne Fier. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne fshatin Strum ku vajza me iniciale M. C. ka konsumuar lenden helmuese dhe si pasoje ka humbur jeten. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te policise se Fierit gjate dites se djeshme sipas te cilave te afermit e konstatuan ngjarjen ne grahmat e fundit te vajzes dhe e derguan ate per ndihme ne spitalin rajonal. Policia tha se vajza nuk ka arritur te mbijetoje edhe pas nderhyrjes se mjekeve. Nderkohe te dhena nga policia pohuan se punonjesit e saj po hetojne ne lidhje me shkaqet e veteflijimit te 15-vjecares qe deri me tani mbeten mister.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›