Boll me trazira ju dështakë, hiquani këto privilegje politikanëve tuaj!
Kjo është thirrja që gazeta më e madhe gjermane, Bild, u drejton grekëve, që kanë dalë sërish në rrugë duke u përplasur me policinë. Gazeta thotë se politikanët përfitojnë shumë privilegje, ndaj do ishte mirë që grekët në vend që të bëjnë trazira, tua heqin deputetëve të tyre këto privilegje. Më poshtë është lista e privilegjeve për një deputet, sipas gazetës BILD.
-Paga e deputetit në muaj-8594 euro në muaj
-778 euro shpërblim zyre, shteti paguan edhe të tjera kosto si qiraja, energjia
-Pagesa ekstra për Krishtlindje 500 euro, për Pashkë 250 euro, për pushime, 250 euro.
-Katër sekretare plus një këshilltar
-200 euro pagesë në muaj për celularin
-3300 euro në vit për 4 telefona fiks
-150 euro ekstra për pjesëmarrje në seanca në parlament
-Transport gratis për autobusë, metro dhe traget
-Deri në 60 fluturime falas në vit për deputetët jashtë Athinës
-Paguhen këstet e leasing-ut për makinat
-1000 euro në muaj pagesa për banesat ose hotelin
-Gjatë udhëtimeve qëndrojnë në hotele me 5 yje dhe marrin 150 euro në ditë plus
-Hyjnë falas në muze etj.
-Kredi pa interes për ndërtimin e shtëpive
-Deputetët e zgjedhur përpara vitit 1993 në parlament marrin në vitin e 55 të jetës pension të dyfishtë
-Të gjithë deputetët më të vjetër se 65 vjeç, marrin dieta deputeti dhe pension
-Pensioni paguhet tek gruaja dhe vajza nëse deputeti vdes
-Deputetët mund të refuzojnë të japin informacion për të ardhurat