E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Luftoni korrupsionin në mbrojtje e siguri. A është ushtria një fole korrupsioni?

Sa herë që Transparency International dhe të tjera organizata publikojnë anketa apo studime për korrupsionin në vend, ushtarakët shfaqen në listë si më pak të korruptuarit. Por disa kabllogramë të ambasadës amerikane po nxjerrin në pah të dhëna shokuese për korrupsionin në ushtri. Në një aktivitet të organizuar sot për luftën ndaj korrupsionit, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu kërkoi të luftohej korrupsioni në mbrojtje e siguri. Kjo është një deklaratë e rrallë, nisur nga fakti se gjithmonë është kërkuar të luftohet korrupsioni në fusha të tjera. Por faktet e publikuara nga Wikileaks flasin ndryshe. Vetë shefi aktual i shtabit rezulton i korruptuar. Ky i fundit në një intervistë tha se po njolloset nga letra anonime. Më poshtë gjeni pjesë nga dy kabllograme që flasin për korrupsionin dhe emërimet e dyshimta në ushtrinë shqiptare.

***

Një kabllogram shokues që ish ambasadori amerikan Xhon Ëithers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidh shefin aktual të shtabit, kolonel Xhemal Gjunkshi me një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare.

Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte ryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.

Ambasada Amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje.

***

Disa ndryshime në strukturat drejtuese të ushtrisë shqiptare në mënyrë jo transparente i janë përcjellë me shqetësim Ëashingtonit nga numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë Debora Jones, permes nje kabllogrami që mban datën 8 Shtator 2009.

Në 2 shtator zyra e presidentit Topi njoftoi disa shkarkime dhe emërime në rangjet më të larta të ushtrisë sic ishin ato të komandantit të flotës detare Kristaq Gërveni, i zëvëndësuar nga admirali Kudret Cela. Gërveni do të emërohej zëvëndësshef i Shtabit të Përgithshëm.Ndërsa gjeneral brigade Vladimir Qiriazi u largua nga detyra e komandantit të llogjistikës duke marrë një detyrë tjetër”.

Zëvëndësambasadorja Jones, përballë kësaj situate shkruan se E ndërsa presidenti është komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare, ka të drejtë të shkarkoje dhe emërojë këdo që dëshiron, është jo e zakontë që ai të veprojë kështu pa u konsultuar me ushtrinë. Disa aspekte të emërimeve kanë shkaktuar shqetësim. Kapiteni i parë Gërveni merr një pozicion që zakonisht mbahet nga një gjeneral brigade, admiral apo një grade më të lartë ndërkohë që zoti Gërveni  nuk ishte në listën e ngritjes në detyrë”. Zonja Jones duke iu referuar zërave të pakonfirmuar e shpjegon ngritjen në detyrë me faktin se e gjitha kjo ishte vecse një shpërblim për Gërvenin në negociatat e suksesshme  me qeverinë greke për kufirin detar. “Kjo marrëveshje, – thekson zonja Jones, – besohet se ka bindur Greqinë për të ratifikuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Tani Gërveni do të komandojë fllotën detare të drejtuar më parë nga Admiral Cela që ishte i një ranku më të madh. Ndërsa ulja në detyrë e gjeneral brigade Vladimir Qiriazi duke iu referuar disa burime në Ministrinë e Mbrojtjes vjen si një demotivim ndëshkues për një ngatërresë që lidhet me cështje pronësie”.

Kabllogrami sqaron se bëhet fjalë për stadiumin Dinamo pronë e ushtrisë. Burimet kanë pohuar se një person i afërt i kryeministrit, që mund të jetë edhe ministër po tenton blerjen e kësaj prone, por gjeneral Qiriazi refuzoi të firmosë dokumentat për kalimin e pronësisë në duar të privatëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›