E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni opozitar, Rama i prezanton kursin e ri aleatëve

Ka zgjatur rreth tre orë tryeza e kryetarit të opozitës, Edi Ramës me aleatët e majtë. Në takimin e opozitës të zhvilluar një ditë pasi deputetët e majtë u bënë pjesë e Parlamentit, është diskutuar për kursin e ri që do të ndjekë e majtë dhe për reformën zgjedhore.

Tryeza është zhvilluar në qendër të kryeqytetit, ku kreu i opozitës Edi Rama është takuar me kreun e PSV`91, Petro Koçin, kreun e PDK-së, Nard Ndokën, kreun e PDS-së, Paskal Milo si dhe me aleatin e majtë Preç Zogaj dhe Spartak Ngjela. Në tryezën e diskutimit munguan aleatët opozitarë, Vangjel Dule dhe Skënder Gjinushi. Pas takimit nuk ka pasur asnjë deklaratë për mediat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›