Antidroga policia tani sulm shperndaresve

Policia i shpall lufte shperndaresve te droges. Pasi Shqiperia, sipas DASH dhe BE, ka dale nga harta e trafikimit te droges dhe ka ulur me mbi 70 % siperfaqet e kultivimit te bimes narkotike, vemendja perqendrohet te shperndaresit, kryesisht ato prane institucioneve arsimore. Konstatimi vjen jo vetem nga ministri i Brendshem, Lulezim Basha, por edhe nga ambasadori i OSBE-se, Eugen Volfard.
"Rezultatet e policisë në luftën kundër kultivimit të drogës në 2010 janë të kënaqshme, pasi është ulur me 80 për qind sipërfaqja e kultivuar. Ky është një sukses i rëndësishëm por nuk është fundi i historisë, pasi ka ende shumë për të bërë. Mbeten ende disa fshatra në jug të vendit që kultivojnë bimë narkotike, por besoj se qeveria dhe policia do të bëjnë gjithcka për ta hequr Shqipërinë përfundimisht nga harta e kultivimit të drogës", tha Volfard, ambasador i OSBE-se.
Ministri Basha e konisderoi luften kunder droges, si nje nga faktoret kryesore qe coi ne liberalizminin e regjimit te vizave,ndersa garantoi se historia nuk perfundon ketu, pasi ne 2011 ne qender te goditjes se policise do te jene edhe shperndaresit e lendes narkotike.
"U finalizuan 48 operacione të suksesshme me përdorimin e teknikave speciale hetimore nga 33 vitin paraardhës. U goditën 47 grupe kriminale të trafikut dhe të shpërndarjes së drogës me 223 persona, krahasuar me 32 grupe dhe 132 persona vitin paraardhës ku u kryhen 34 operacione ndërkombëtare me 62 të arrestuar. SHBA dhe BE vlerësuan punën e policisë së shtetit, ministrisë së Brendshme dhe Shqipërisë në tërësi me tone shumë të larta dhe pozitive", tha Lulezim Basha, ministër i Brendshem.
Ministri Basha, kerkoi nga strukturat e policise, vigjelence me te madhe ne luften kunder narkotikeve jo vetem ne Tirane, por ne te gjithe vendin. DASH, ne raportin e tij per 2010, vleresoi arritjet e policise shqiptare ne luften kundert trafikimit te lendeve narkotike drejt BE.
Denada Shkodrani