Konventa e LSI, Vasili: Prioritet kanë të rinjtë dhe gratë

Nënkryetari i LSI-së: Kompromisi për reformën zgjedhore, provë për 2013-ën
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka folur për Konventën e LSI-së e cila do të mbahet në shtator, ku do të zgjidhet edhe kryetari i saj, sipas “Një anëtar, një votë”. Në cilësinë e kryetarit të komitetit drejtues të konventës së LSI-së, Vasilli është shprehur se në këtë konventë janë 1508 delegatë, nga të cilët 30% janë nga Lëvizja Rinore për Integrim dhe 30 % nga Lëvizja e Gruas për Integrim, duke theksuar se të rinjtë dhe gratë kanë një rol të rëndësishëm në vendimmarrje, formulë kjo që sipas Vasilit është e pa-aplikuar më parë.
Gjatë konventës së LSI-së do miratohet programi i ri i LSI-së dhe ndryshimet në statut, që sipas nënkryetarit Vasili do të rritet gjithmonë e më shumë shkalla e përfaqësimit, ndërsa edhe vetë kuotat e përfaqësimit të delegatëve do jenë të lidhura me rezultatet e përfituara.
Konventa e LSI-së përfundon më 29 shtator me zgjedhjen e kryetarit të saj dhe me përfundimin e aparatit organizativ për zgjedhjet.
Gjithashtu nënkryetari i LSI-së foli edhe për kompromisin e arritur për reformën zgjedhore, të cilin e quajti një provë serioze për zgjedhjet e 2013-ës.