E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Ne sherbejme pavaresisht nga administrata qe zgjidhet Intervistoi: Desada Metaj

Si i shihni zgjedhjet amerikane kete vit dhe mund t'i jepni shqiptareve nje perkufizim disi te shkurter ne menyren se si organizohen keto zgjedhje dhe si zgjidhet Presidenti Amerikan qe sigurisht eshte nje nga figurat me te njohura politike ne te gjithe boten?

Te gjitha sondazhet parashikojne se rezultati do te jete shume i ngushte, do te jete dhe nje mundesi per te zgjedhur dhe 33 senatore e 438 anetare te Dhomes se Perfaqesise. Guvernatore te shtetit si dhe zyrtare vjetore, te gjithe jane fokusuar tek gara presidenciale, njera prej karakteristikave me unike e sistemit zgjedhor ne Shtetet e Bashkuara eshte se Presidentit zgjidhet prej Kolegjit Zgjedhor. Kolegji Zgjedhor eshte nje sistem hibrid, eshte nje sistem i perziere, sepse fillimisht kur Shtetet e Bashkuara jane themeluar disa anetare te kongresit menduan qe Presidentin ta zgjidhnin ato vete ndersa disa anetare te tjere mendonin qe Presidenti duhet te zgjidhej prej votes popullore. Keshtu qe ky eshte nje kompromis dhe ne nje fare menyre pasqyron perberjen e kongresit te Shteteve te Bashkuara, i cili perbehet prej dhomes se perfaqesise qe ka nje numer te madh anetaresh te cilet jane personat kyc te Shteteve te caktuara, dhe gjithashtu dhe senati i Shteteve te Bashkuara ne te cilin cdo shtet pavaresisht nga permasa apo nga numri i banoreve ka dy perfaqesues, keshtu qe ne nje shtet te madh si Kalifornia qe ka 55 vota zgjedhore qe do te thote 2 senatore dhe 53 distrikte zgjedhore ne Kaliforni. Ne qofte se do te merrnin shembull nje shtet te vogel si Montana, ka tre vota zgjedhore, 2 senatore sikurse Kalifornia por vetem nje perfaqesues per te gjithe pjesen tjeter te shtetit. Keshtu qe ekzistenca e Kolegjit Zgjedhor eshte interesante, argetuese por gjithashtu lejon qe te behen perllogaritje si dhe rezulton qe te kete nje fokus ose nje perqendrim shume te madh ne nje numer shume te vogel shtetesh, qe sigurisht kane per te diktuar rezultatin ne keto zgjedhje. Pika e fundit qe doja te citoja eshte: Ju do te shikoni disa sondazhe ne cilen ata anketojne gjithe popullsine dhe thone "une i kam marr kaq % Obames, une kaq %, por eshte interesante te shikosh qe me te vertete nuk shkohet te Kolegji Zgjedhor, pra Kolegji Zgjedhor eshte ai qe do te percaktoje se kush do te jete Presidenti i Shteteve te Bashkuara.

Nje numer i madh qytetaresh amerikane jetojne jashte Shteteve te Bashkuara, perfshire ketu dhe nje numer te madh amerikanesh qe jetojne edhe ne Shqiperi. Cila eshte procedura qe ato ndjekin per te votuar per zgjedhjen e presidentit te ri?

Cdo qytetar amerikan i cili jeton jashte Shteteve te Bashkuara ka te drejten qe te votoje, ate qe ne e quajme e drejta per te votuar ne mungese. Ne rastin tim per shembull, une kam jetuar heren e fundit ne shtetin e Virxhinias dhe ketu une votoj, une kam votuar me ane te votes ne mungese, keshtu qe cdo qytetar amerikan duhet te percaktoje vendin e rezidences, vendin ku ai voton dhe kjo percakton se si ato do te jene ne gjendje te regjistrohen sepse cdo shtet, madje cdo vendndodhje ka nje format pak a shume te ndryshem, si per regjistrimin e votuesve. Por ne rastin tim, une kam votuar ne kauntin e Arningtonit heren e fundit dhe ketu kam aplikuar qe te marr edhe voten time te cilen une mund ta hedh ne mungese. Keshtu qe cdo amerikan perfshire dhe ata qe jane me sherbim ushtarak, kane te drejte qe te votojne. Gjithashtu do te shtoja qe njerezit jane lejuar gjithmone e me shume qe te votojne me heret se dita e zgjedhjeve, dikur ka qene qe te vetmet vota qe hidheshin me heret, ishin personat te cilet udhetonin jashte, per personat qe votonin permes votes ne mungese. Ne fakt, kane prezantuar ate qe njihet votimi i hershem dhe Oregoni eshte nje nga shtetet qe ben pjese ne kete menyre votimi. Kjo eshte interesante sepse votimi i hershem mund te ndikoje ne rezultatin e ketyre zgjedhjeve.

Po persa i perket trupit diplomatik amerikan dhe qytetareve amerikane qe jetojne ne Shqiperi, pra per shqiptaret qe jane te pajisur me pasaporte amerikane, cila do te jete procedura e votimit te tyre per Presidentin e ri?

Shpresoj qe te jene regjistruar tani ose te kene aplikuar per te marre nje flete votimi e cila hidhet ne mungese, sepse ky shtet eshte pak i ndryshem nga shtetet e tjera. Per shembull, ne Virxhinia fletet e votimit te hedhura me heret duhet te hidhen ne ate qe njihet ne regjistruesin e asaj zone dhe jo me vone se ora 6 pasdite ne diten e zgjedhjeve. Keshtu qe per sa kohe votat te cilat jane derguar me poste dhe jane hedhur ne kohe, atehere keto vota do te numerohen. Ne cdo shtet ka procedura te ndryshme, por shpresoj qe deri me tani njerezit te mund te kene marre fletet e votimit sepse ka procedura te vecanta. Ne disa raste njerezit duhet te jene deshmitare, nuk duhet ti tregosh askujt se si ke votuar, por dikush duhet te shikosh qe ti ke shenuar fleten e votimit, e ke nenshkruar ne formen e caktuar dhe pastaj e ke derguar ate me poste.

Shqiptaret jane njerez qe jane shume te lidhur me politiken dhe normalisht nje pjese e mire e zyrtareve te larte te shtetit shqiptar zakonisht i perkasin partise qe ka fituar zgjedhjet. Ndodh kjo edhe me zyrtaret e larte te shtetit amerikan? Per shembull ne rastin tuaj do te thote qe ju do te votonit per Partine Demokratike Amerikane?

Ne fakt eshte teresisht e kunderta ne Shtetet e Bashkuara. Si qytetare, ne sigurisht kemi parapelqimet tona, dhe shpresoj me te vertete qe zyrtare te tjere te sherbimit diplomatik dhe personat e tjere qe punojne per qeverine te gjithe te mund te ushtrojne detyren e tyre per te votuar, por ne rastin tim une jam nje zyrtar i sherbimit diplomatik megjithate une sherbej ketu si Ambasador i Shteteve te Bashkuara per shkak sepse jam caktuar prej Presidentit. Ne sherbejme pavaresisht nga administrata. Une jam anetaresuar nga sherbimi diplomatik ne 1981 dhe kam sherbyer per Presidentin Regan, Bush, Clinton si dhe presidentin Obama, keshtu qe kam me te vertete pikepamje, filozofi te ndryshme por kur une kam marr bekimin per te sherbyer ne Sherbimin diplomatik, une jam betuar qe do t'i permbahem kushtetutes se SHBA-ve dhe do t'i sherbej interesit te popullit amerikan, dhe keshtu kushdo qe te jete presidenti ne detyre, ai eshte person, eshte personi te cilit une u raportoj si zyrtar i sherbimit te huaj diplomatik, por megjithate ka dicka ketu. Une teknikisht jam anetar i trupit diplomatik jam gjithashtu nje person qe eshte caktuar ne kete detyre nga presidenti, pra une jam ketu per te sherbyer nga presidenti Obama.

Ne nje vend me demokraci te re si Shqiperia, problemet me te medha ne politike vihen re gjate periudhes se zgjedhjes, sidomos pas procesit te votimit ne numerimin e votave dhe shpalljes se rezultati ku ju keni qene vete prezent ne rastin e votimit per kryetarin e ri te bashkise se Tiranes. E njejta gje u vu re dhe ne zgjedhjet Amerikane te 2004, ku pati probleme per rizgjedhjen e Xhorxh Bushit si president i Shteteve te Bashkuara. Ka ndryshuar kjo dicka ne filozofine dhe ne menyren e zhvillimit te zgjedhjeve ne Amerike?

Sikurse ju e ritheksuat ne te vertete eshte rezultati shume i ngushte, nese behet fjale per shembull ne Florida ose ne Bashkine e Tiranes ne 2011 ka pasur kontestime dhe eshte vertete nje procedure shume e nderlikuar gjykata. Zgjidhjet me te suksesshme jane ato ku rregullat jane te percaktuara dhe kuptohen, madje ndiqen sa me shume te jete e mundur, por edhe kur ndodh qe te kete raste qe rezultatet te kontestohen dhe kjo duhet te ndiqet nga procesi gjyqesor. Shkalla me te cilen rezultati pranohet nga njerezit eshte nje pasqyrim i drejtperdrejte i besimit te qytetareve ne integritetit e sistemit gjyqesor.

Ne Shtetet e Bashkuara, per shkak te rezultatit shume te ngushte dhe shume te kontestuar te 2004, vecanerisht ne shtetin e Florides ku ka pasur nje diference prej qindra votash qe percaktuan rezultatin e zgjedhjeve, edhe ka pasur nje mundesi per te promovuar me shume transparence per te bere me te qarte dhe me te percaktuar rregullat e numerimit te votave dhe gjithashtu votave qe kane pasur kunder flete te ngjitur. Korrelacioni i kesaj eshte qe me shume vemendje eshte hedhur ne regjistrimin e votuesve dhe ne rregullat e regjistrimit te votuesve ne te gjitha shtetet. Por megjithate, ne Shtetet e Bashkuara ka nje sistem te decentralizuar, nuk ka nje sistem kombetar, jane 50 shtete plus distrikti i Kolumbise dhe te gjithe kane rregulla pak a shume te ndryshme. Nga njera tjetra per regjistrimin dhe numerimin, pra kur rezultati eshte i ngushte ai shpeshhere kontestohet.

Politikanet shqiptare si dhe te gjithe shqiptaret jane shume te lidhur me zhvillimet ne Amerike dhe sigurisht qe ndjekin nga afer dhe zgjedhjet. Shume shqiptare besojne se ndryshimi i Presidentit Amerikan, pra ndryshimi i partise qe do te drejtoje Amerikan, do te kete ndryshime ne menyren se si Amerika e mbeshtet Shqiperine. A eshte ky nje pohim i vertete?

Nuk do te kete ndonje ndryshim. Nese presidenti do te rizgjidhej ose sikur dhe guvernatori Romney do te zgjidhej ne Shqiperi vertete ndihem i sigurt qe nuk ka aspak gjase qe mund te kete ndryshime, sepse historikisht ne kemi pare pak ndryshime kur behet fjale per ceshtjen e politikave te jashtme. Por kjo nuk do te thote qe nuk ka ndryshime midis atyre te dyve. Per shembull, nese shikojme debatet presidenciale ose per zevendes presidentet, ato behen per te vendosur me shume theks ne disa ceshtje te caktuara, kjo eshte gje e mire sepse votuesit amerikane duan te kuptojne se pse duhet te votojne per kete kandidat ose per ate kandidat. Po per shkak se historikisht politika e jashtme e Shteteve te Bashkuara eshte pare ne te vertete ne nje konsensus dypartiak, me shume se sa ne disa ceshtje te tjera te nxehta te brendshme te vendit. Politika e jashtme e vendit, do te jete e njejte nese nuk do te jete identike, do te jete shume konsekuente nuk do te kete ndryshime dramatike per sa i perket Ballkanit dhe Shqiperise, do te kete me shume vazhdueshmeri, vijimesi se sa mungese te saj.

Vizita e Sekretares Amerikane, Hilary Clinton, e cila do te pritet me shume entuziazem nga shqiptaret kudo, qofte ne Shqiperi apo ne Kosove, sigurisht do te kete dhe takime edhe me politikanet shqiptare ata kryesoret qe drejtojne vendin si dhe ata qe jane ne opozite. Cili eshte mesazhi qe sipas jush do t'i beje me mire politikes shqiptare dhe do te ndikoje pozitivisht ne zhvillimet e metejshme?

Sikurse dhe ju thate, jemi shume entuziast qe sekretarja Klinton do te vizitoje vendin kete jave, koha po kalon shume shpejt. Sikurse u be shume e qarte ajo do te vije ketu per tu shprehur shqiptareve urimet me te perzemerta per 100-Vjetorin e shpalljes se Pavaresise dhe do te jete nje mundesi dhe te shpaloset se sa shume Shtetet e Bashkuara u intereson Shqiperia dhe si jane miku me i mire. Sikurse u tha dhe ne njoftimin per shtyp, ajo do te vije ketu qe te mund te shprehe solidaritet shume te forte me Shqiperine si nje vend aleat i NATO-s, si dhe do te shfrytezoje kete rast ne menyre qe te theksoje rendesine e bashkepunimit politik midis partive si dhe te mund te tregoje se si ecet perpara me perparim per reformat dhe shtetin ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›