E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjimet, PD-PS rrezojne Prokurorine e Pergjithshme Rozeta Rapushi

Pozita dhe opozita rrezojne Prokurorine e Pergjithshme ne pretendimet e saj per ndryshimet ne ligjin per "Pergjimet e telekomunikimeve". Bashkimi PD-PS u be dje kunder prokurorise, kur kjo e fundit pretendoi se prokuroret ne rrethe duhet te kene akses me ligj per te pergjuar edhe pa lejen e saj. Shumica ne komision, nuk pranoi amendamentin e organit e akuzes per kete ceshtje, duke e cilesuar se bie ndesh me permbajtjen e vete projektligjit dhe eshte e pa arsyeshme. "Proceset teknike te pergjimit te komunikimeve per nevojat e hetimeve paraprake, sipas procedurave qe percakton neni 221 deri ne 226 kryhen ne Zyren e Prokurorit te Pergjithshem, nderkohe qe pika e trete propozon nje gje te kundert. Ne qofte se pika dy flet per centralizimin, pra qe pergjimi te kryhet vetem tek ajo zyre, pika tjeter flet per decentralizimin, qe te mos kryhet te kjo zyre, por te kryhen nga rrethet. Duke qene se keto vijne ne kundershtim une jam qe te mos perfshihet kjo pike", - tha deputetja e Partise Socialiste, Ermonela Felaj. Sipas saj, ka nje perplasje mes amendamenteve dhe paragrafi apo amendamenti i sjelle nuk qendron. Te te njejtit mendim ishin edhe anetaret demokrate ne komision. "Ne fakt eshte kembengulur nga Prokuroria e Pergjithshme per kete kerkese. Edhe mua me eshte dukur absurde kerkesa e tyre. Ky Kuvend e ka ngritur nivelin me ligjin aktual, ka ngritur nivelin po ta marrim sipas parimit te mbrojtjes te drejtave te njeriut tek Prokurori i Pergjithshem i cili varet direkt nga Kuvendi. Ata kerkojne sot qe kete gje qe ne e kemi cilesuar tek nje njeri me pergjegjesi me te madhe, ta ulim dhe ta cojme ne nivele me te uleta. Pra une i shtohem argumenteve te tjera qe ky amendament te rrezohet", - mbeshteti deputeti demokrat Fatos Hoxha. Por kjo ishte e vetmja pike ku PD-PS u bashkuan. Kjo pasi socialistet nuk pajtohen ne teresi me ndryshimet ne projektligjin e per pergjimet e telekomunikacioneve. Per rrjedhoje nisma u kontestua serish dje nga socialistet pasi sipas tyre krijon institucione paralele pergjimi dhe le shteg abuzimi. Ai u miratua dje vetem me votat e mazhorances. Me ndryshimet e propozuara, i jepet e drejta e pergjimit edhe sherbimit te kontrollit te burgjeve ne varesi te ministrise se Drejtesise. Socialistet kerkuan qe para miratimit te nje projektligji te tille, duhet qe te thirren dhe te japin mendimin e tyre ne komision, eksperte te ndryshem ne menyre qe te mos lihet asnje shteg per abuzime. Te majtet u ankuan se kjo nisme krijon sherbime paralele qe pergjojne. Nje fakt ky i kundershtuar nga mazhoranca e cila miratoi projektligjin ne fjale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›