Arvizu: Nuk komentojmë letrën e Withers për kabllogramet e Wikileaks
TIRANE- “Nuk mund të komentoj asgjë nga letra e djeshme e ish-ambasadorit Withers pasi ajo i sqaron vetë problematikat”. Ky ishte komenti shumë i shkurtër i ambasadorit të SHBA Aleksandër Arvizu pas letrës së pararadhësit të tij.
Deklaratat e tij u bënë sot në Hotel Sheraton, gjatë konferencës së organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare me temë "Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane; Ndërtimi i së ardhmes".
Ish ambasadori amerikan Withers, në një letër të hapur një vit pas largimit nga Shqipëria ka sqruar pozicionin e tij në lidhje me publikimet e kabllogrameve të Wikileaks.
Në reagimin e Withers nënvizohej vërtetësia e informacionit të shpërndarë nga Wikileaks.
“Aftësia e diplomatëve, për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij. Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë tepër e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes”,- thuhej në reagimin e Withers.
ARVIZU: SHQIPËRIA DHE SHBA SËBASHKU NË RRUGËN E DEMOKRACISË
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, deklaroi sot se, Shqipëria dhe SHBA duhet të ecin sëbashku në rrugën e demokracisë për të arritur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Është në duart tuaja, të shqiptarëve. I përket Shqipërisë ta përcaktojë të ardhmen dhe për këtë duhet të bëjmë zgjedhjet e drejta, në mënyrë që bashkërisht të shpiem përpara integrimin e Shqipërisë në BE", u shpreh Arvizu.
Arvizu tha se mënyra më e mirë sesi mund ta nderojmë miqësinë tonë është të vazhdojmë përpara gjatë rrugës që shtruam në 1991-in.
"Ajo rrugë udhëheq drejt një demokracie të gjallë dhe të patundshme, institucione të forta dhe të pavarura, një shtet ligjor i fortë dhe begati ekonomike. Ajo rrugë udhëheq drejt integrimit ku Shqipëria i bashkëngjitet vendit të saj të drejtë si anëtare e plotë e BE-së, për të punuar së bashku me SHBA-të dhe sëbashku me vendet e tjera demokracidashëse dhe liridashëse, për të përkrahur parimet demokratike në mbarë rajonin dhe botën", shtoi Ambasadori i SHBA-ve.
TOPI: SHBA PARTNER STRATEGJIK I SHQIPËRISË
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Presidenti Bamir Topi, i cili u shpreh se Shqipëria në NATO dhe aspiruese për në Bashkimin Evropian meriton të ketë një sjellje të re politike, një mënyrë të re mendimi dhe veprimi.
Sipas Topit, për Shqipërinë e shqiptarët rivendosja e marrëdhënieve me SHBA-në ka domethënie të veçantë. “Pas dekadash ndërprerjeje të njëanshme të marrëdhënieve për shkak të politikës izoluese të regjimit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rikthyen në Shqipëri, duke gjetur një popull me kujtesë historike dhe ndjenja të larta mirënjohje për shtetin e madh mik, i cili në fillimet e shekullit XX përcaktoi ekzistencën e shtetit shqiptar”, tha ai.
Ai vuri në dukje se Shqipëria e konsideron SHBA-në një mik të madh dhe një partner strategjik për interesat e saj kombëtare.
(m.a/e.m/BalkanWeb)