E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, çfarë e vret pasionin midis partnerëve

SHBA- Nëse i trembeni faktit se në një të ardhme mendimet e ndryshme për cëshje të tilla si rritja dhe edukimi i fëmijëve mund t’ju largojë nga partneri apo partnerja juaj gaboheni.

Për të ndarë një cift duhet shumë më tepër. Sipas një sondazhi të kryer nga Warner Brothers, i cili ka vëzhguar sjelljen e retth 2 mijë vullnetarëve, të cilët kishin një lidhje të qëndrueshme, krisja e ciftit fillon në fazën e tretë që i përket muajit të 36 të lidhjes.

Matt Titus, autori i librit ‘Why hasn't he called’, i cili ka udhëhequr studimin thekson se partnerët fillojnë ta shohin në mënyrë kritike njëri-tjetrin dhe të ngrejnë pikëpyetje të mëdha dhe pyesin veten se si do jetë e ardhmja e tyre në cift.

Personat pjesmarrës në studim kanë pranuar se pas tre vjetesh lidheje, ndjejnë se dicka nuk shkon në lidhjen e tyre për këto arsye:
Shtimi i peshës dhe mungesa e ushtrimit fizik
Mungesa e parave
Oraret në pune jo të përshtatshme
Problemet e higjenës dhe pastërtia personale
Familjet e medha
Mungesa e romanticizmit
Alkooli i tepërt
Veshjet jashtë mode
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›