Shën Koll, vranë anëtarin e Këshillit Komunal, identifikohen autorët
LEZHË- Policia ka identifkuar dhe shpallur në kërkim dy autorë të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shën Koll të Lezhës. Ata janë Pëllumb Nika i datëlindjes 1973 dhe Ridvan Luli i datëlindjes 1985.
NIka dhe Luli dyshohen si autorët kryesor për vrasjen e Tonin Gjonit, anëtar i Këshillit Komunal të Komunës së Shënkollit Lezhë.
Policia njofton se ka gjetur të braktisur dhe autmojetin tip benz me targa TR 9053 A me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët e krimit. Automjeti është gjetur i braktisur në vendin e quajtur pranë qendrës shëndetësore në Gajush.
Mësohet se autorët dhe viktima kanë debatuar para krimit, duke shkëmbyer fjalë ofenduese, por ende nuk qartësohet motivi për të cilin jane konfliktuar.
Pasi e ka qëlluar me armë zjarri 2 herë Gjonin, 35-vjecari autorët janë larguar nga vendngjarja duke u fshehur, ndërsa vijon të jenë ende në kërkim.
(e.m/BalkanWeb)