Nis seanca e Kuvendit, 5 ligje kërkojnë 84 vota
TIRANË- Nisi rreth orës 11:00 seanca e sotme e Kuvendit, ku pritet të vihet sërish në provë pozita dhe opozita pasi një sërë draftesh ligjore të parashikuara për seancën e sotme kërkojnë për miratim një shumicë të cilësuar votash. Fillimisht në shqyrtim u mor pr/ligji "Për një ndryshim në ligjin "Për mënyrën dhe procedurat e shitjes së pronave të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë" të ndryshuar".
Rendi i ditës së seancës është mjaft i ngjeshur. Beteja politike do të rihapet sot pasi për votim janë pr/ligjet për gjykatën administrative, ndryshimet në kodin penal, kodin rrugor, kodin detar, kodin ajror dhe kodin hekurudhor.
Të gjitha këto nisma ligjore kërkojnë 84 vota. Nuk dihet ende qendrimi i socialistëve për seancën e sotme por kujtojmë se më herët këto pr/ligje janë shtyrë për shkak të mungesës së konsensusit. Në rendin e ditës është përfshirë edhe ligji mbi transmetimet radio-televizive, miratimi i buxhetit faktik për vitin 2010.
Në seancën e sotme ishte parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti i PS Erjon Brace, por ajo është shtyrë për javën tjetër
(m.a/BalkanWeb)