Celet ekspozita “Muzikë në pikturë” e Edmond Tullumanit
TIRANË- Një harmoni ngjyrash për të sjellë pranë shpirtit njerëzor tingujt dhe melodinë e muzikës, erdhën këtë radhë për publikun, nga artisti i njohur Edmond Tullumani.
Ekspozita “Muzikë në pikturë” u organizua në Pallatin e Kongreseve, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli,
Duke e cilësuar një mbrëmje të veçantë hapjen e kësaj ekspozite, Kryetarja e Kuvendit tha se, “celja e kësaj ekspozite ishte për të, një ndër surprizat më të bukura dhe emocionuese”.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “për të është një nder që të mbështesë dhe të promovojë artin, pikturën muzikën dhe çdo gjë që lidhet me pasurimin e shpirtit të njeriut dhe të shpirtit të kombit tonë”.
Evenimentin e përshëndetën emra të njohur të artit shqiptar si muzikanti Ibrahim Madhi, piktori Buron Kaceli, ndërkohë që artistë të TOB luajtën pjesë të ndryshme operistike.
(m.a/News24/BalkanWeb)