Kryeministri Qeveria prioritet cilesise se edukimit ne universitete dhe shkollat e larta
Kryeministri Berisha priti në një takim të veçantë dr. Muharrem Mane, kërkues shkencor në fushën e aeronautikës në Universitetin “Purdue” në SHBA, i cili është profesor vizitor në Universitetin Politeknik të Tiranës i mbështetur nga programi Brain Gain.
Kryeministri Berisha premtoi se mbështetja e qeverisë për këtë program do të jetë e vazhdueshme dhe e qëndrueshme, pasi ky program lidhet me zhvillimin cilësor në arsim, një ndër fushat më kryesore të punës së qeverisë së tij.
Në vijim, Kryeministri u ndal në arritjet në arsim dhe në betejën e re që ka shpallur qeveria e tij për rritjen e cilësisë së edukimit që ofrohet në universitete dhe në shkollat e larta.
Kurse dr.Mane i premtoi Kryeministrit se do të punojë pa ndërprerë për të zhvilluar më tej punën e nisur në Universitetin Politeknik.