E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Palët, kontribut për integrimin

“Maxhoranca duhet të kontribojë më shumë për kompromis, sikurse dhe opozita duhet të jetë e gatshme që të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi”. Ky ishte mesazhi i qartë i ardhur nga ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, i cili shtoi se ka ardhur koha për më shumë reflektim.
 

“Nuk duhet të pretendojmë se nuk ka patur probleme të cilat kanë dalë nga raporti i OSBE-ODIHR. Por ajo që është e rëndësishme, është që të dyja palët të bashkëpunojnë se bashku, prej shumë çështjeve.
 

Ndonëse maxhoranca ka më shumë karrige në Parlament, duke parë në mënyrë paradoksale në nivel kombëtar, është e rëndësishme për ata që janë në pushtet, të bëjnë kompromis sa më shumë që është e mundur, por dhe opozita të bëjë sa më shumë që është e mundur. Por, duke parë situatën, është e nevojshme që maxhoranca të japë sa më shumë për kompromisin” tha më tej Arvizu.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›