Patozi: “Vendi dhe qeveria ka nevojë për opozitën”

“Raporti i OSBE-ODIHR, duhet të lexohet mjaftë qartë, ndërsa me votë u rrëzua pashallëku i kryetarit të PS-së”. Kështu deklaroi Astrit Patozi, kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, ndërsa në mënyrë të përsëritur kërkoi që opozita të jetë pjesë e reformave të cilat duhet të votohen bashkarisht. Për të, leximi i votës ishte i hapur dhe i qartë dhe se vlerësimet e palës kundërshtare, janë vetëm dashakeqe.
“Na duhet të pohojmë se disa ngjarje i kemi lënë pas. Sot ne vijmë në këtë sallë pas zgjedhjeve të lira dhe kompetitive, ndërsa opozita me disa pasazhe dashakeqe. PS është qesharake, kur thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara”, tha më tej Patozi.
Pas deklaratës së Gramoz Ruçit, Patozi deklaroi se prania e opozitës nuk është e mjaftueshme, por ajo duhet të ketë më tepër vullnet dhe pjesmarrje të vazhdueshme në Parlament.
“Nuk mund të them se prania e saj do të ishte e mjaftueshme per të nxjerrë ndjenja entuziasmi. Përfshirja e saj dhe votimi janë detyra elementare të cdo opozite në botë, duke shpresuar se i kemi lënë stinët politike”.
“Ky sesion është vijim i një pune të përkushtuar”, tha më tej ai, ndërsa hoshi poshtë të gjithë deklaratat e opozitës dhe të kreut të saj Edi Rama, i cili ka hedhur akuza mjaftë të forta sa i takon zgjedhjeve të cilat i ka cilësuar jo të drejta.
Në fjalën e tij, Patozi tha mjaftë qartë se vendi dhe qeveria ka nevojë për opozitën, ndaj duhet vijuar me ligje të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar.