E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Partitë politike të riangazhohen në dialog

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu gjatë zhvillimit të tryezës së rrumbullakët mes qeverisë shqiptare dhe donatorëve kërkoi riangazhim serioz të partive politike për zhvillimin e dialogut dhe përcaktimin e një axhende të plotë, për plotësimin e kritereve që kërkohen për integrimin e Shqipërisë në BE.

Qëllimi i vendit është integrimi në BE dhe për këtë duhen përpjekje. U kërkojmë partive politike në vend që të riangazhohen për zhvillimin e dialogut dhe të punojnë për një planë që synon shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe realizimin e reformës zgjedhore, theksoi Arvizu.

Ambasadori deklaroi se pavarësisht zhvillimit 20- vjeçar ka ende shumë punë për tu bërë për integrimin e vendit në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›