E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov: Rusia nuk ka ndërmend ta njohë Kosovën

 Rusia do të vijojë të mbajë qëndrimin e saj për Kosovën dhe nuk ka ndërmend ta ndryshojë, as në të ardhmen nuk do ta njohë Kosovën, është shprehur shefi i dplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Ai ka porositur serbët që në vijim t’i përmbahen të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutës 1244, e cila, siç thotë ai, shkruan se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë. Lavrov e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për të përditshmen “Veçernje novosti”.

A ka premtuar se Rusia do të mbështesë aktivitetet e Beogradit në kuadër të zgjidhjes politike të problemit të Kosovës në bazë të rezolutës 1244, për t’i “kontribuar forcimit të stabilitetit afagjatë” rajonal. Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, Lavrov shprehet se “po ndjekim me vëmendje rrjedhën e tij. Vlerësojmë se dialogu është ndërprerë kohë më parë për shkak të situatës së destabilizuar në linjën administrative ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë”.

Sipas Lavrovit, për shkak të situatës eksplozive në rajon, është me rëndësi jo vetëm që të ruhet roli i KB dhe i Këshilli të Sigurimit në procesin negociator, por edhe të aktivizohet veprimtaria e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›