E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Çela: Të gjithë demokratët i kanë sytë nga Topi

Share

Ish- deputeti demokrat për 18 vite, Blerim Çela, thotë se do e pranonte me kënaqësi një ftesë për të qenë në partinë e re të zotit Topi. Ai tha gjatë një interviste për Shqip se do ishte mirë që Topi të kthehej në PD, por ajo nuk e pranon atë.

Unë mendoj se është momenti historik për të krijuar në Shqipëri një parti të qendrës së djathtë. Do të jetë Bamir Topi në drejtimin e saj apo jo, unë nuk e di, por nëse presidenti aktual do krijonte një parti të qendrës së djathtë, unë mendoj se do bënte punën më të mirë. Ai do kishte mbështetje të madhe pasi situata është e vështirë. Duke u nisur nga perceptimet e mia, janë shumë demokratë që vijnë e më takojnë dhe më sjellin mesazhe ku shprehen se janë të gatshëm të krijojnë një parti të qendrës së djathtë dhe nëse këtë do e krijojë Topi, kjo është gjë e mirë. Por dua të shtoj se nuk duhet të pritet derisa ai të lërë presidencën, kjo parti duhet të krijohet tani. Ne jemi të vonuar në krijimin e një partie të djathtë, pasi sot për sot PD e PS janë parti të të njëjtit spektër, tha Blerim Çela.

Nëse zoti Topi do më ftonte në këtë parti, unë do të isha një mbështetës i madh. Unë e shikoj Bamir Topin si një figurë që tërheq dhe ai ka shumë mbështetës, jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë saj. Kur thashë që vijnë shumë dhe kërkojnë themelimin e një partie të qendrës së djathtë, dua të them që të gjithë sytë i kanë nga Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›