E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte naftë, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit për vjedhje. Bedri  Gllava, banues në fshatin Visokë të Mallakastrës, u kap në flagrancë në afërsi të firmës Abpetrol, pasi kishte vjedhur një sasi të madhe nafte.

Sipas policisë, 49-vjeçarit iu gjetën në kamioncinën e tij 19 bidona me nga 28 litra secili, 5 kova llamarine me rreth 15 litra secili, dhe nje bidon 50 litër  të mbushura me naftë bruto.

Nafta e vjedhur dhe automjeti u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale dhe iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›