E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Asambleja e PS-së, pritet reformimi i partisë

Sot Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, në të cilën do të miratohet programin e ri politik dhe reforma organizative e partisë. Për programin dhe reformimin e PS-së ashtu siç është bërë e ditur kanë punuar dy grupe pune.

Në Asamblen e sotshme pritet që të miratohen draftet si dhe do të zgjidhet kryesia dhe sekretariati i PS-së me të cilët kreu i opozitës do të punojë për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që sot mendohet se do të diskutohet dhe për propozimin e Arben Malajt për modernizimin e PS-së, propozim ky që është prezantuar nga Malaj në takimet me elektoratin në disa qytete të vendit.

Një ditë më parë kreu i PS-së Edi Rama theksoi se dy draftet të cilat do të paraqiten në Kongresin e 5 nëntorit, do të jenë edhe instrumentet me të cilat kjo forcë politike do të fitojë zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›