E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi penale Lulzim Bashës për abuzimin me projektin e Sheshit Skënderbej

Share

Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës kanë vendosur të depozitojnë një padi për kryebashkiakun, duke e akuzuar për ndryshimin e projektit për qendrën, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh. Ajo që e bën të rëndë këtë akt është se Basha ka vepruar menjëherë, sapo ka vendosur të ndryshojë planin e qendrës, duke shpërfillur kuadrin ligjor. Duke vepruar si një çifligar në pronën e tij, ai ka shkaktuar një dëm që mendohet se shkon në 4 milion euro. Kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi tha se nëse është puna kështu, atëherë parlamenti le të abrogojë të gjitha ligjet për prokurimet, sepse Basha bën si do vetë. Prokuroria duhet të veprojë për individë, ë cilët përdorin postin zyrtar jo për herë të parë, duke abuzuar me miliona euro si në rastin e Sheshit Skënderbej, ose parlamenti përfundimisht të abrogojë të gjitha ligjet që po dalin jashtë loje për prokurimin e fondeve, për miratim projektesh, për studime urbanistike, për trashëgiminë kulturore, për zonat e mbrojtura, duke amnistuar hapur këta individë apo ata individë në të gjitha nivelet e qeverisjes, që kanë kthyer e po kthejnë çdo ditë në institucion korrupsionin shtetëror, tha Dalipi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›