Prezantohet programi per Zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla e te Mesme
Prezantohet Programi per Zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme (SME), i financuar nga Kooperacioni Italian per Zhvillim. Aktiviteti, i organizuar ne bashkepunim me Agjencine e Zhvillimit Ekonomik lokal "Teuleda", ka ilustruar dje instrumentet financiare dhe jo financiare, kriteret e kualifikimit dhe kushtet kryesore te ofruara nga programi, objektivi kryesor i te cilit eshte te permiresoje qasjen ndaj kredise te SME-ve shqiptare me qellim favorizimin e realizimit te investimeve produktive. Ne menyre me specifike, Programi per Zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme, parashikon tre elemente: nje Linje Kredie (25 milione €), nje Fond Garancie (2,5 milione €) dhe Asistencen Teknike ndaj Ministrise se Ekonomise (1,7 milione €). Ne realizimin e rolit te saj si donatori kryesor evropian per zhvillimin e sektorit privat, i deklaruar ne maj 2010 me rastin e firmosjes se memorandumit te Mirekuptimit mbi ndarjen e punes ndermjet donatoreve evropiane ne Shqiperi, Italia eshte impenjuar per te promovuar eksperiencen e modelit italian ne fushen e SME-ve dhe per te favorizuar shkembimin ndermjet te dyja vendeve ne nivel institucionesh dhe subjektesh private, me objektiv mbeshtetjen e rritjes ekonomike dhe sociale te Shqiperise dhe per te shoqeruar vendin drejt integrimit evropian. Impenjimi i Italise ne mbeshtetje te institucioneve shqiptare ne percaktimin e strategjive dhe planeve te veprimit ne perputhje me rekomandimet evropiane dhe strategjite kombetare u paraqit ne kete aktivitet nepermjet bashkepunimit me Agjencine e Zhvillimit Ekonomik Lokal "Teuleda", nje OJF e krijuar ne kuader te programit UNDP/ArtGold2 (Mbeshtetje e rrjeteve territoriale dhe informatike te bashkepunimit per zhvillimin njerezor) edhe kjo e financuar nga Kooperacioni Italian per Zhvillim. Duke punuar ne nje sinergji te ngushte me institucionet shkodrane, me shoqatat perkatese, me dhomat e tregtise, Universitetin, institutet kerkimore dhe me perfaqesuesit e shoqerise civile, "Teuleda" profilizohet si nje nga instrumentet kryesore te promovimit dhe zhvillimit ne Qarkun e Shkodres, edhe ne saje te institucionalizimit te nje Fondi Garancie prej 400.000 USD qe ka lejuar qasjen ndaj kredive te 50 ndermarrjeve te qarkut, duke kontribuar ne krijimin e 300 vendeve te reja te punes.