Arvizu Pese pikat per te dale nga kriza
TIRAN- Ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu i ka bere thirrje klases politike shqiptare qe te marre masa urgjente per te permiresuar situaten ne vend. Duke renditur pese problemet me thelbesore ambasadori ka kerkuar reforma dhe bashkepunim ne vend te fushates se eger te diteve te fundit. Sipas tij sistemin politik shqiptar duhet te ngrihet mbi bazen e besimit te subjekteve tek njeri-tjetri dhe jo tek dyshimi pasi ne rast se do te vazhdohet ne kete menyre asnjehere nuk do te mund te realizohen zgjedhje te pakontestuara.
Reforma e pare sipas te derguarit te SHBA-se duhet te jete heqja e imunitetit. elesi per te levizur eshte heqja e imunitetit per deputetet gjyqtaret dhe funksionaret e larte ne vend. Ndonese imuniteti ka luajtur rol ne te shkuaren ai tani eshte kthyer ne mburoje ku fshihen te korruptuarit. Nxis parlamentin te ndryshoje Kushtetuten theksoi Arvizu.
Vemendje ambasadori amerikan i kushtoi edhe Televizionit Publik Shqiptar ku kerkoi ngritjen e nje bordi te pavarur per ta kthyer kete institucion ne sherbim te taksapaguesve. Pika e trete qe nenvizoi ambasadori Arvizu eshte reforma e tokes. Sipas tij ne veri dhe ne jug te vendit ka probleme me pronesine mbi tokave.
Per ambasadorin problem i pronesise se tokes bashke me nivelin e larte te korrupsionit ne vend kane trembur investitoret e huaj duke i larguar ata nga Shqiperia.
Problemin e tokes ambasadori e lidhi edhe me problemet ne gjyqesor ku sipas tij mbetet nje nga shqetesimet kryesore per qytetaret shqiptare. Ambasadori u shpreh se reforma ne gjyqesor eshte nje nga me te rendesishmet pasi mangesite ne kete sistem reflektohen edhe dhe problemin e pronesise mbi token dhe ne te gjitha hallkat e tjera te jetes.
SHBA shprehjen se gjate dy viteve te fundit sistemi gjyqesor eshte demtuar nga parlamenti per shkak te mosmiratimit te dy ligjeve teper te rendesishme. Ligji per Konferencen e Gjyqesore dhe ligji per Gjykaten Administrative jane dy prej reformave qe parlamenti duhet te kaloje me shpejtesi.
Ambasadori Arvizu deklaroi se se bashku me ambasadoret e tjere jane duke punuar per nje draft ndryshimesh ne Kodin Penal. Ne kete kuader Arvizu kerkoi mbeshtetje maksimale per organin e prokurorise.
Sugjerimet
-Heqja e imunitetit te deputeteve gjyqtareve dhe zyrtareve te larte
2-Krijimi i nje bordi te pavarur per Radio Televizionin Publik
3- Reforma e tokes
4- Reforma ne gjyqesor nepermjet ligjit per Konferencen e Gjyqesore dhe Gjykates Administrative
5- Sistem elektoral me pak partiak