Presidenti Topi do marre pjese ne Samitin e 14-te Euro-Aziatik ne Stamboll
Me ftesë të drejtuesit të Fondacionit “Marmara”, Akan Suver, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, do të zhvillojë në datat 13 dhe 15 prill 2011 një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të 14-të Euro-Aziatik, që do të zhvillohet në Stamboll.
Në ditën e parë të vizitës, kryetari i shtetit do të ndjekë punimet e Samitit, tema kryesore e të cilit përqendrohen në “Euro-Azia, 20 vjet më vonë – 1991-2011” dhe ku do të diskutohet edhe për nëntema si “Bashkëpunimi rajonal dhe çështjet energjetike”; “Energjia bërthamore”; “Projektimet e ardhshme”; “Lufta kundër terrorizmit global”; ndërsa në ditën e dytë do të mbajë një fjalim në seancën mbi: “Njeriun e mprehtë dhe bashkëkohor.
Fitimet dhe humbjet e njëzet viteve të fundit” ku do të flasë për “Arritjet e Shqipërisë pas formimit të shtetit të pavarur”.
Gjatë punimeve të këtij të Samiti të rëndësishëm ekonomiko-politik, presidenti Topi pritet të takohet me homologë të tjerë nga rajoni si me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov dhe atë të Malit të Zi, Filip Vujanoviç; me personalitete të ndryshme pjesëmarrëse dhe në axhendën e kryetarit të shtetit shqiptar parashikohet gjithashtu edhe një vizitë e veçantë në Bashkinë e “Bajram Pashasë”.