E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesymja e LSI-se tek Komuna e Parisit

TIRAN - Nuk ka banor te rruges Komuna e Parisit qe nuk e ka vene re tashme ethen e vecante qe ka zene LSI-ne per kete zone ku numerohen mijera banore kryesisht nga zona e Fierit Beratit etj. Mesymja e LSI-se ne rrugen e njohur te Tiranes dallohet qarte edhe me nje sy te shpejte kalimtari. Qe ne metrat e pare eshte ngritur nje zyre elektorale e LSI-se me kolona te kuqe dhe flamuj mbi trotuar. Dhe nuk eshte e vetmja.

Ne mes te Komunes eshte nje tjeter zyre e LSI-se dhe ne fund te saj edhe nje tjeter akoma me e madhe dhe me e dukshme prane saj ndodhi incidenti i fundit kur nje i ri u qellua me thike sepse po therriste Edi Rama prane shtabit elektoral te LSI-se. Kioskat dhe vendshitjet e gazetave ne zone kane gjithashtu perdite furnizim mbi nevojat e dites me mediat prane LSI-se si gazetat e perditshme Panorama Integrimi etj revistat e shumta me sponsor qeveritare banderola pa fund etj. Shtabet e LSI-se dhe PD-se zakonisht i kane zyrat ngjitur.

Pervec shtabeve qe gjenden ne rrugen kryesore nuk mungojne ambientet e marra me qira edhe ne brendesi te pallateve te shumta te zones.
Por zyrat e shumta ne nje segment relativisht te shkurter rrugor dhe shenjat e tjera te dukshme jane vetem njera ane e medaljes. Ana tjeter jane takimet koke me koke.

Ndermjetesit qe flasin ne emer te Monikes ose ne emer te Ilirit nuk eshte e veshtire ti gjesh. Nuk thone jo per asgje. Premtohet gjithcka me cdo cmim e me cdo kosto. Ne kembim duhet te hartosh nje liste...

Shekulli sjell sot tri permbledhje deshmish te regjistruara te marra nga banore te rruges Komuna e Parisit.

Deshmia 1
Nje grupi banoresh u eshte premtuar legalizimi i vilave ne zone. Ne kembim u eshte kerkuar nga ndermjetesi i LSI-se nje liste me 100 persona qe do te votojne Lulzim Bashen. Lista eshte mbushur pergjysme me pjesetare te dy familjeve. Lista me 100 emra votuesish kerkohet per cdo marreveshje tjeter te ketij lloji qe lidhet me interesat e shumta ne zone qe lidhen me ndertimet apo shtesat private Komuna e Parisit eshte zona me vitale por edhe me problematike per sa i perket ndertimeve.

Deshmia 2
Nje nga qytetaret e regjistruar i ka kerkuar ndermjetesit te LSI-se qe i fliste ne emer te Monikes qe nuk e besonte ate qe premtonte ndaj do te ishte mire qe ta takonte vete Moniken. Pasditen e se njejtes dite kur eshte zhvilluar biseda mes ndermjetesit dhe banorit te zones per habine e qytetarit ne fjale dhe fqinjeve te tij Monika ka ardhur vete ne shtepine e tij ne oren e kerkuar.

Deshmia 3
Gjuhen vecanerisht ata qe kane krijuar pakenaqesi ndaj Edi Rames. Ne rrugen Komuna e Parisit mbeshtetja per te majten eshte masive dhe eshte zona qe ne perballjen e fundit Rama-Olldashi kishte rezultatin me te thelle ne Tirane. Por ka segmente ku mund te punohet mbi pakenaqesite. Njera fushe e veprimeve eshte ajo e vilave problematike qe kane bllokuar projektet e infrastruktures se zones dhe qe duhen prishur por qe kane mbetur pezull. Aty ka te pakenaqur.

Te derguarit e LSI-se kane ringjallur edhe hesapet e vjetra te harruara. Konkretisht eshte kontaktuar me banoret e dy pallateve te famshme te ashtuquajtura pallatet e arabit te cilat Bashkia e Tiranes tentoi ti prishte disa vjet me pare per shkak te cilesise se dobet te punimeve dhe ndertimit mbi kolektorin e zones. Ne keto dy pallate jane ngritur ditet e fundit skelat dhe po punohet. Banoret nuk paguajne gje. Lyerja e komplet fasades se pallateve dhe nderrimi i depozitave te ujit per gjithe banoret eshte marre persiper nga ndermjetesit e LSI-se. Dhe skelat jane ngritur vertet pa humbur kohe sic shihet ne foto.

Perplasja tek Komuna e Parisit
Ndalohet pas 24 oresh autori ne fotot e medias dallohet nje i denuar

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes se simpatizantit te PS pas incidentit te ndodhur te henen pasdite. Arber Ristani 20 vjec banues ne Tirane u arrestua nga policia e komisariatit nr. 2 ne kryeqytet me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative me pasoje plagosjen e nje personi. Burimet e policise thane se ai u identifikua nga kamerat e televizionit Vizion Plus.

Policia ka qene vete e pranishme ne vendngjarje me forca te shumta dhe nuk kreu ndalim ne flagrance. Dyshohet se ne grupin qe eshte kapur nga fotot e medias mes militanteve te PD-LSI ndodhet edhe nje person qe rezulton i denuar dhe duhet te ishte ne burg. Personi ne fjale eshte njohur nga banore te zones. Pritet reagim i policise per rastin perpara se skandali te dale ne media. Po dje kreu i PS-se Edi Rama ka vizituar ne spital te riun e plagosur ne aktivitetin e djeshem tek Komuna e Parisit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›