Nuk ka para drejt mbylljes blogu opozitar i Mustafa Nanos

Publicisti i njohur Mustafa Nano pritet te mbylle faqen e tij online ResPublica per shkak te mungeses se fondeve. Faqja e hapur pak muaj me pare dallohet per frymen opozitare ndaj qeverise. Ne fillim ajo eshte financuar nga Universiteti Europian i Tiranes por ky i fundit e nderpreu financimin jave me pare.
Faqja eshte nje nga faqet me te vizituara online dhe permblidhte nje numer te konsiderueshem publicistesh te njohur nga te gjitha trevat shqiptare te rajonit.
Mbyllja e mundshme e saj do te shenonte nje tjeter humbje ne opozicionin cilesor gjithmone e me te pakte ne vend. Arsyet lidhen me pamundesine e larte financiare per te mbijetuar per shkak te klimes represive qeveritare ndaj zerave kritike klime e vene ne dukje disa here edhe ne raportet e fundit nderkombetare mbi gjendjen e medias ne Shqiperi. Z. Nano i pyetur nga Shekulli lidhur me informacionin se faqja do te mbyllet tha se do te bente me vone komentet e tij.