E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak Zgjedhjet Nuk na intereson rezultati por standardet

Brukseli zyrtar nuk eshte i interesuar se kush do te fitoje zgjedhjet ne Shqiperi por eshte i interesuar per zgjedhje qe plotesojne standardet ne menyre qe te mos perseritet situata e krijuar pas zgjedhjeve te vitit 2009. Ndermjetesi i Bashkimit Europian per krizen politike shqiptare Miroslav Lajcak tha se BE do te bazohet mbi raportin e ODIHR-it per te nxjerre perfundimet mbi cilesine e zgjedhjeve dhe me pas do te thote fjalen e tij te fundit.

fare mund te beje BE ne menyre qe te mos perseritet skenari i zgjedhjeve te 2009-es
BE eshte ketu per te ndihmuar. Por pergjegjesia kryesore dhe ekskluzive per kete i mbetet politikaneve dhe institucioneve shqiptare. Ata e dine kete sepse mesazhi qe duhet te dale nga keto zgjedhje eshte shume i rendesishem dhe duhet te jete mesazhi qe keto zgjedhje permbushen standardet europiane.

Une e kuptoj qe politikanet ne vend jane me shume te fokusuar mbi rezultatin se kush do te fitoje por dua tju perseris ate cfare iu thashe dhe atyre atje se per ne jashte Shqiperise nuk eshte e rendesishme se sa parti e sa karrige zene ata me keto zgjedhje por qe te shohim se keto zgjedhje do te mbahen ne menyre europiane. Kjo ka teper rendesi.

Si e vleresoni dhunen me te cilen nisi kjo fushate elektorale
A e dini cfare dhuna eshte gjithnje e vajtueshme e per te ardhur keq. Nuk dua ta pergjithesoj por ne kemi humbur shume kohe duke diskutuar mbi zhvillimet tragjike te 21 janarit dhe tashme nevojitet vertet qe gjithcka te hetohet sic duhet. Ne kemi nevoje te shohim se cfare eshte dhuna qe mund te ndodhe kudo e cfare pjese lidhet me procesin politik. Une uroj per Shqiperine qe dhuna te mos jete e lidhur me fushaten elektorale dhe keto zgjedhje.

Zoti Lajcak a do i ndiqni keto zgjedhje nga Shqiperia A do shkoni atje ne menyre qe te keni nje imazh me te qarte duke i pare keshtu nga afer
Per momentin nuk e di ende. Une gezohem qe mbeshteta iniciativen e Parlamentit Europian per te shkuar atje jam ne kontakt te vazhdueshem me lideret e forcave politike atje dhe nuk mendoj se prezenca ime do te kishte rendesi thelbesore. Tashme ceshtja eshte ne duart e misionit ODIHR i cili ka eksperiencen e duhur ne terren prej kohesh dhe eshte fillimisht pergjegjesia e tyre qe ta bejne kete dhe Bashkimi Europian do te bazohet shume ne raportin e tyre mbi fushaten elektorale dhe keto zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›