E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 12-vjeçarit, bashki Shkodër ofron ndihmë

Rrëniojat ku humbi jetën 12-vjeçari

Këshilli bashkiak i Shkodrës ka vendosur dhënien e një ndihme financiare prej 300 000 lekësh të reja për familjen e 12-vjeçarit Kristian Marku, i cili humbi jetën aksidentalisht më 9 shtator në rrënojat e një ndërtimi të prishur nga Inspektoriati i Ndërtimit.

Miratimi i kësaj shume ka sjellë dhe debate mes këshilltarëve, anëtarët e PS-së kanë kërkuar që ajo të jetë më e madhe. Drejtuesit e bashkisë kanë sqaruar se kjo vlerë është maksimumi që lejon ligji. Anëtarët e këshillit bashkiak kanë vendosur të japin pagën e tyre mujore si anëtar këshilli për familjen e Ndoç Lekë Markut, ndërsa kryetari i bashkisë Lorenc Luka ka afruar 50% të pagës së tij mujore për këtë familje. Luka ka theksuar se bashkia ka dhënë limitin e shumës që lejon ligji dhe kjo sepse në këtë rast ndihet një lloj përgjegjësie, duke uruar të mos ketë fatkeqësi të tilla në këtë qytet. Disa nga anëtarët e këshillit bashkiak kanë shtuar se ky veprim humanitar nuk duhet të bëhet i vazhdueshëm pasi fatkeqësi ndodhin por jo të gjithë familjet është e mundur të ndihmohen.

Familjarët e 12-vjeçarit, Kristian Marku, që gjeti vdekjen në rrënojat e një ndërtimi të prishur, akuzuan bashkinë dhe inspektoratin e ndërtimit si shkaktarë të ngjarjes. Ndërsa bashkia pati deklaruar se ngajra nuk kishte lidhje me vepriemet e saj.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›