E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët arrijnë marrëveshjen me ACR

Momenti i daljes nga greva e urisë së minatorëve

BULQIZE- Minatorët e Bulqizës dhe kompania konçesionare, ACR kanë nënshkruar sot një marrëveshje, duke i dhënë fund kështu mosmmarrëveshjeve mes tyre prej kohësh.

Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Taf Koleci, i cili është edhe nënshkruesi i marrëveshjes me ACR-në.

Mësohet se kompania ka pranuar të rrisë pagat e minatorëve në masën 20%, të përmirësojë kushtet e punës, të bëjë transparencën e investimeve në minerë,  të paguaje 22 ditët e grevës si dhe do tu jepë pagën e 13-të.

Mësohet se minatorët kanë rënë dakord që të mbetet në detyre drejtori i minierës, një nga kërkesat që prej disa ditësh kishte penguar arritjen e marrëveshjes mes palëve.

Pas arritjes në parim të marrëveshjes, nesër në orën 9 pritet nënshkrimi i saj zyrtar si dhe ndërprerja e grevës së urisë. Minatorët do ti rikthehen punës ditën e hënë të javës së ardhshme në orën 7:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›