Rikandidimi i Rames Malaj Duhet analize e thelle
Tete maji do te jete testi per kerkesen e opozites per zgjedhjet e parakohshme. Anetari i Kryesise se socialisteve Arben Malaj, mendon se nuk eshte strategji konfuze e opozites, kerkesa per zgjedhje te parakohshme parlamentare nga njera ane dhe nga ana tjeter kandidimi per garen e tete majit, por do te jene keto te fundit qe do te masin mbështetjen popullore per te paren.
"Ndoshta ka akoma kohë për të korrigjuar dicka, por jemi në një palë zgjedhje vendore që do të ngjajë më shumë si zgjedhje për të qartësuar vullnetin e votës popullore midis dy krahëve të politikës shqiptare. E dyta, sigurisht që ka një kërkesë maksimale që janë zgjedhjet e parakohshme të cilat në një mënyrë ose në një tjetër do të testohet dhe nga rezultati zgjedhor i 8 majit", tha Arben Malaj, deputet i PS.
Teksa beson se opozita jo vetem do te mbaje qytetet kryesore ku ajo qeveris ne nivel vendor, por do te thelloje fitoren me demokratet ne nivel vendi. Per nje rikandidim te mundshem te Edi Rames ne Tirane, Malaj sugjeron nje analize te thelle nga strukturat.
"Nesër PS do të ketë asamblenë kombëtare për të qartësuar kriteret dhe fazat për seleksionimin e kandidatëve dhe për të qenë e gatshme që brenda afatit ligjor të regjistrojë kandidatët në KQZ. Unë besoj se kjo periudhë duhet të jetë periudhë e analizave më shumë se e preferencave", u shpreh Malaj.
Ajo qe Malaj thote se ka me shume rendesi per garen e tete majit, jane garantimi i kushteve te opozites nga ana e mazhorances per nje proces zgjedhor sipas standardeve. Nese procesi nuk shkon mire, kostot per vendin do te jene tejet te renda.
"Nëse do të vazhdojmë me të njëjtën gjuhë që shikojmë në Parlamentin shqiptar, në mbledhjet e qeverisë dhe në aktivitetet e PD me një agresivitet të rritur ndaj PS, unë besoj se vlerësimi për zgjedhjet, para dhe pas zgjedhjeve nuk do të jetë pozitiv dhe do ti krijojë kosto shtesë sfidave të vendit", tha ai.
Rovena Moçka