Ajtyresa: Saliu po e kthen Shqipërinë në kosh plehrash
TIRANË- Pas bërjes publike të motos së fushatës “Shqipëria e gjelbër” nga kryeministri Berisha vjen edhe reagimi i PS. Anëtarja e Asamblesë Kombëtare Megi Ajtyresa deklaron se kryeministri po e kthen Shqipërinë në koshin e plehrave të Europës, prandaj sipas saj vetëm ai nuk mund të flasë për gjelbërim.
“Saliu flet për gjelbërim por e ka fajin Saliu dhe askush tjetër që në Shqipëri pyjet janë rrafshuar nga sharrat e kryekomunarëve demokratë. E ka fajin Saliu për të gjithë ndotjen dhe sëmundjet vdekjeprurëse që burojnë nga fabrikat e çimentos, në pronësi të familjarëve Saliut. Dhe mbi të gjitha, e ka fajin Saliu që duke lejuar importin e plehrave po e kthen Shqipërinë në koshin e plehrave të Europës. Kurrë më nuk do e votojnë shqiptarët Saliun. Kurrë më nuk mund t’i besojnë shqiptarët këtij njeriu që bën ekzaktësisht të kundërtën e asaj që premton.
Ajtyresa nënvizoi më tej, se shqiptarët do dinë ti japin Berishës përgjigjen e merituar në zgjedhjet e 8 Majit.
(m.a/BalkanWeb)