Presidenti i ri, Rama takon kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama I shoqëruar edhe nga kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruçi është takuar sot me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Takimi po zhvillohet në hotel “Sheraton” ndërsa në fokus të takimit do të jetë zgjedhja e kreut të ri të shtetit.
Ky takim vjen pas një ftesë publike që Rama i bëri kryeministrit, Sali Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe krerëve të partive parlamentare për tu takuar në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PS-së Edi Rama u takua me kreun e LSI-së Ilir Meta, takim i cili u cilësua nga të dyja palët si kontruktiv duke kërkuar që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet gjithë aktorëve politikë.
Ndërkohë gjatë pasdites, kryesocialisti Rama do të takohet edhe me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.
Takimi do të zhvillohet në selinë rozë ndërsa pritet që në fokus të diskutimeve të jetë zgjedhja e presidentit të ri të vendit.