Rama, i vetmi i papunë i sigurtë

Kryetari i opozitës është i vetmi njeri që nuk shqetësohet për emergjencën e motit. Dje ai s’tha asnjë fjalë për njerëzit në vështirësi, por u mor me sulmimin e forcave policore, si një ndihmë indirekte për botën e krimit. Si një personazh që s’ka asnjë lidhje me përgjegjësinë dhe politikën, Edi Rama u shfaq dje para kamerave si i vetmi i papunë që e ka të sigurt pagën, prej strukturave të marra peng në Partinë Socialiste
Dalja publike e djeshme e Edi Ramës, në fakt dy herë, përveçse nuk ndryshonin nga njëra tjetra, sepse qoftë para deputetëve, qoftë edhe në një studio televizive ai recitoi të njëjtat gjëra që thotë prej kohësh (edhe në twitter), megjithatë binin në sy për dy qëndrime të kundërta. Ndërsa në dy daljet e tij Edi Rama injoroi emergjencën e këtyre ditëve për shkak të të ftohtit dhe borës dhe nuk tha asnjë fjalë (të paktën edhe solidariteti), njëherazi, në të dy daljet ai ç’nuk tha për policinë, duke e sulmuar atë në mënyrën më të paprecedentë të mundshme. Qëndrimet e djeshme të Edi Ramës, nuk janë rastësore. Si i vetmi person i papunë, i sigurt në Shqipëri, ai zgjedh të bëjë të vetmen punë që beson se bën më mirë, atë të thurjes së llogjeve dhe intrigave. I pashqetësuar për gjendjen e ditëve të fundit, nga e cila një pjesë e madhe e vendit, po përjeton deri edhe izolim, Edi Rama është i vetmi i papunë i cili jo vetëm nuk arrin ta shohë këtë gjendje të rënduar, por edhe e injoron dhe e shpërfill, duke kursyer edhe ato që “i ka pa para”, fjalët e mundshme inkurajuese. Në të kundërt, nuk kurseu dje, sulmet ndaj policisë e strukturave drejtuese të saj, sulme, që përveçse ishin të ulëta, besonte se ishin demoralizuese..., ndoshta pse ditët e fundit, një ditë po e një ditë jo, i ka krijuar probleme djalit të Gramoz Ruçit. Duke besuar te pazotësia e tij, për tu bërë pjesë e mundshme e zgjidhjes së një problemi sikurse ai i ditëve të fundit i krijuar për shkak të motit, ai tenton të shmangë vëmendjen ndaj kësaj pazotësie, duke bërë shënjestrën e radhës të sulmeve të tij të radhës, këtë herë Policinë e Shtetit. Krahas kësaj tentative për shpërndarjen e vëmendjes, ai nuk harron e nuk lë pas dore asnjë çast, krye punën që di ta bëjë shumë e shumë më mirë, atë të intrigave brenda partisë, me merakun e vetëm për të zgjedhur të vërtetët e vet në strukturat partiake.
...